AKTUALE

Isen Shabani: Asfaltohet rruga në lagjen Potok të Vrapçishtit

Banner

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Potok, në fshatin Vrapçisht.

Sipas njoftimit, ky projekt përfaqëson një ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore që synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së përditshme të banorëve të zonës.

Shabani thekson se investimet në infrastrukturën lokale mbeten prioritet i komunës, me qëllim rritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin e mëtejshëm të fshatrave të komunës së Vrapçishtit.
Banorët e lagjes Potok tashmë pritet të përfitojnë nga një rrugë më e aksesueshme dhe më e sigurt për qarkullim.

Ja postimi plotë:

Rruga në lagjen Potok, në fshatin Vrapçisht, tashmë është asfaltuar, një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe jetës së përditshme të banorëve.
E gëzofshi!

Banner

Related posts

PDK: Ministrja Hajdari të shkarkohet menjëherë dhe të hetohet detajisht

admin

Rritet mosha e pensionit për gratë në Shqipëri

Gjyla Halili

Anketa nga ISP: Bujar Osmani kandidati më i pëlqyer për president, lë pas dy garuesit maqedonas dhe Taravarin

Gjyla Halili