AKTUALE

Pas Tiranës, studentët presin mbështetje nga Prishtina zyrtare

Lëvizja Studentore Shqiptare për të drejtën e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas mbështetjes së fortë nga Tirana zyrtare, mbështetje presin edhe nga Prishtina zyrtare, shkruan gazeta KOHA.

Njëri nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ka shprehur përkrahje të qartë për kauzën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në një status publik, Ademi theksoi se ministri shqiptar ka dëgjuar me vëmendje rrugëtimin dyvjeçar të studentëve dhe kërkesat e tyre për respektimin e të drejtës që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe.

“Tirana dëgjoi. Pata kënaqësinë të takoj Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili me shumë vëmendje dëgjoi rrugëtimin tonë dyvjeçar dhe kërkesat tona. Me vendosmëri, ai shprehu mbështetjen dhe përkrahjen për kauzën tonë. Tirana dëshmoi se na mbështet – tani presim edhe Prishtinën”, ka shkruar Ademi.

Banner

Related posts

Një stuhi e madhe ka përfshirë Mekën dhe Medinën, si është gjendja e Umrexhinjve nga Maqedonia?

Gjyla Halili

Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë

Gjyla Halili

Tahir Hani pranon dosjen personale, për veprimtarin ilegale

admin