Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Martin Pammer.Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale.Ahmeti ritheksoi se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian mbetet orientimi strategjik dhe se nuk ka alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.Ai nënvizoi se përparimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian kalon përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, forcimit të sundimit të së drejtës, funksionimit të institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë, si dhe përmbushjes së të gjitha obligimeve që burojnë nga procesi eurointegrues.Po ashtu, Ahmeti vlerësoi se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe krijimi i një ekonomie që garanton mirëqenie për qytetarët përbëjnë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e shtetit.Në përfundim të takimit u vlerësua rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit.Ja postimi plotë:Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Martin Pammer.Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të frytshme mbi zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale. Në këtë takim ritheksova se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian mbetet orientimi ynë strategjik dhe nuk ka alternativë tjetër.Nënvizova se përparimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian kalon domosdoshmërisht përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, forcimit të sundimit të së drejtës, funksionimit të institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë, si dhe përmbushjes së të gjitha obligimeve që burojnë nga procesi eurointegrues.Po ashtu, vlerësova se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe krijimi i një ekonomie që garanton mirëqenie për qytetarët janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e shtetit tonë. Vetëm duke ruajtur këto vlera, Maqedonia e Veriut mund të ecë përpara me siguri, stabilitet dhe dinjitet

