AKTUALE

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit për media, takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 13:30.

Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Shqipëria do të vizitohet në një fazë të mëvonshme, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.

Banner

Related posts

Mexhiti paralajmëron: Qendra Klinike “Nënë Tereza” do të ketë një drejtor të vetëm

admin

Mikpritje e veçantë për forumin e gruas së Aki-së në Sellcë/ Rexhepi: Gratë janë forca e qëndresës dhe shtylla e dinjitetit

Gjyla Halili

Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore

Gjyla Halili