AKTUALE

Samiti i IV i Diasporës/Mesazhi i eurodeputetit Dibrani:Kurrë s’i harroj rrënjët

Pak orë para nisjes së Samitit IV të Diasporës Shqiptare, shqiptari nga Mitrovica, anëtar i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, përcolli një mesazh për bashkatdhetarët, duke theksuar krenarinë për origjinën e tij dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët shqiptare.

“I lindur në Mitrovicë dhe i rritur në Suedi, kurrë nuk i harroj rrënjët e mia. Mburrna që jam shqiptar”, u shpreh Dibrani, duke shtuar se, për shkak të angazhimeve në Uashington, nuk ka mundur të jetë i pranishëm këtë vit në aktivitetet në Shqipëri.

Ai theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike në Stockholm dhe në Parlamentin Evropian, ka ruajtur dhe promovuar identitetin shqiptar, ndërsa shprehu besimin se do t’i bashkohet samitit vitin e ardhshmem, edhe më fuqishëm se kurrë më parë.

Banner

Related posts

Mickoski: Presion ka, por nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

admin

Abdulselam Selami: Idrizova meriton më shumë në çdo aspekt

Gjyla Halili

Përfundon mbledhja e kryesisë së re të BDI-së: Bajram Rexhepi zgjidhet kryetar dege i Tetovës, Bujar Osmani i Çairit

Gjyla Halili