AKTUALE

Samiti i Diasporës/ Ministri Hoxha takohet me deputetin shqiptar në Suedi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Tiranë me deputetin e Parlamentit të Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-t të Diasporës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri përmes një postimi në platformën “X”, ku ai informoi për zhvillimin e takimit gjatë punimeve të samitit.

Në postimin e tij, Hoxha e cilëson Gashin si një përfaqësues të diasporës shqiptare të integruar në institucionet suedeze dhe thekson rëndësinë e lidhjeve me diasporën shqiptare në vende të ndryshme.

“Kënaqësi të takoja sot, në Tiranë, deputetin në Parlamentin e #Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës. Arbëri, bir i Drenicës, është një histori suksesi dhe një shembull krenarie.

Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë #shqiptarët. Rrugëtimi dhe arritjet e tij tregojnë se identiteti ynë nuk humbet, përkundrazi, ai forcohet dhe pasurohet.

Shembuj të tillë të diasporës, jo vetëm të mirëintegruar por edhe të fuqizuar e aktorë në vijën e parë, janë frymëzim konkret për të gjithë ne: për të forcuar lidhjet tona, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për ta çuar përpara emrin e Shqipërisë e shqiptarisë në botë, me dinjitet dhe besim” shkruan ne postim Hoxha.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj:Votën për Malësinë jua kemi borxh fëmijëve tanë

admin

BDI: Vazalët të pa aftë ta ndalin poshtërimin e popullit në Qeverinë monoetnike, reagojnë me komunikata!

Gjyla Halili

Alimi: Heshtja e zëvendësministrit Isenit, mbështetje e strukturave që synojnë dobësimin e shqiptarëve

Gjyla Halili