AKTUALE

Samiti i IV i Diasporës/Mesazhi i eurodeputetit Dibrani:Kurrë s’i harroj rrënjët

Pak orë para nisjes së Samitit IV të Diasporës Shqiptare, shqiptari nga Mitrovica, anëtar i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, përcolli një mesazh për bashkatdhetarët, duke theksuar krenarinë për origjinën e tij dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët shqiptare.

“I lindur në Mitrovicë dhe i rritur në Suedi, kurrë nuk i harroj rrënjët e mia. Mburrna që jam shqiptar”, u shpreh Dibrani, duke shtuar se, për shkak të angazhimeve në Uashington, nuk ka mundur të jetë i pranishëm këtë vit në aktivitetet në Shqipëri.

Ai theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike në Stockholm dhe në Parlamentin Evropian, ka ruajtur dhe promovuar identitetin shqiptar, ndërsa shprehu besimin se do t’i bashkohet samitit vitin e ardhshmem, edhe më fuqishëm se kurrë më parë.

Banner

Related posts

Komuna e Sarajit me thirje publike për shfrytëzimin e mjeteve financiare për vitin 2024

Gjyla Halili

Ligji për Arsimin e Lartë u tërhoq nga rendi i ditës në Kuvend

Gjyla Halili

Lazim Destani: Diaspora shqiptare, forcë e rëndësishme e zhvillimit dhe unitetit kombëtar

Gjyla Halili