AKTUALE

Mickoski uron për Pashkët: Së bashku ndërtojmë shtet të qëndrueshëm

Banner

Kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi me rastin e festës më të madhe të krishterë, Pashkët, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në çdo shtëpi.

“Pashkët nuk janë vetëm një festë e besimit, por edhe simbol i shpresës, ripërtëritjes dhe fitores së jetës mbi sprovat. Ato na kujtojnë se pas çdo errësire vjen drita, pas çdo sfide – një fillim i ri, dhe pas çdo sakrifice – një shpresë e merituar”, thekson Mickoski në urimin.

Ai shton se është i vetëdijshëm për pasiguritë dhe sfidat, por, thotë, vendosmëria jonë është e qartë: të vazhdojmë me politika të përgjegjshme, të forcojmë ekonominë, të mbrojmë standardin e jetesës dhe të krijojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë.

“Në frymën e kësaj feste të madhe, dua të përcjell një mesazh uniteti. Vetëm së bashku, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, mund ta ndërtojmë shtetin që e meritojmë – të qëndrueshëm, të drejtë dhe përparimtar. Një shtet ku puna vlerësohet dhe e ardhmja ndërtohet mbi themelet e besimit dhe përgjegjësisë,” thekson Mickoski.

Kryeministri uron që festat të sjellin ngrohtësi dhe forcë për të ecur përpara me një vizion të qartë.

“Le të ju sjellin ditët e festës paqe, ngrohtësi dhe forcë për të vazhduar përpara, më të fortë, më të bashkuar dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Krishti u ringjall! Me të vërtet u ringjall!”, shton Hristijan Mickoski në urimin e tij me rastin e Pashkëve.

Banner

Related posts

Osmani drejtuar Shallenbergut: Përshpejtimi i integrimit në BE do ta rikthejë kredibilitetin e procesit të zgjerimit të Unionit

admin

Nga problemet me artritin te parandalimi i diabetit, ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër

admin

Vendimi i ASH-Taravari, VLEN mblidhet në ora 14:00

Gjyla Halili