AKTUALE

Ali Ahmeti uron besimtarët për Pashkët Ortodokse

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkët Ortodokse.

Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se kjo festë e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen dhe shpresën, sjell me vete vlera të rëndësishme si paqja, solidariteti dhe bashkëjetesa ndërmjet qytetarëve.

“Pashkët janë një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore, që na kujton rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Në këto kohë sfidash, është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, thuhet në mesazhin e tij.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për forcimin e besimit dhe përkushtimit ndaj vlerave që ndërtojnë një shoqëri të drejtë dhe të zhvilluar.
Në fund, Ali Ahmeti u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre.

Ja postimi plotë:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Pashkëve Ortodokse, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Kjo festë, që simbolizon ringjalljen dhe shpresën, na kujton vlerat më të larta njerëzore: respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe bashkëjetesën. Në këto kohë sfidash, më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Si qytetarë të përgjegjshëm dhe si shoqëri, le të forcojmë besimin, mirëkuptimin dhe angazhimin për zhvillimin e vendit tonë.

Gëzuar Pashkët Ortodokse për të gjithë besimtarët! Paqe, harmoni dhe begati në çdo shtëpi.

Banner

Related posts

Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar pesë urdhra të ministrit Toshkovski sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm

Gjyla Halili

“Blerim Osmani në Sahat Mëhalla: Thirrje për mobilizim për Tetovën e së ardhmes”

Gjyla Halili

Një Dekadë e Lavdishme e Festivalit “Dita Jonë”: Kërçova Në Qendër të Kulturës Shqiptare

Gjyla Halili