KOSOVË

Dodik: Kurti po destabilizon Ballkanin, duke iu shmangur detyrimeve ndërkombëtare

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.

Dodik kujtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit që Kurti nuk dëshiron ta zbatojë, edhe pse ka karakterin e një detyrimi ndërkombëtar.

Dodik vuri në dukje se Republika Srpska nuk u krijua si përgjigje e pakicës në BeH, por si përgjigje e njerëzve përbërës që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë të jetojnë në atë zonë me shekuj.

Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për propozimin e BE-së.

Këtë plan të BE-së e përkrahin plotësisht edhe Shtetet e Bashkuara, andaj Kosova dhe Serbia janë ftuar disa herë që jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Në të njëjtën kohë, Kosovës është duke iu bërë kërkesa për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato.

Kryeministri Kurti i ka prezantuar, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Related posts

Dalin rezultatet paraprake në Mal të Zi

admin

Edhe BE ta ndjekë shembullin e ShBA-së për sanksionimin e Vulinit

admin

Protestë më e qetë në Veri, KFOR-i negocion me Listën serbe për të qetësuar situatën

admin

Leave a Comment