KOSOVË

Kosovë, mbyllet një muaj para kohe afati për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive

Afati për aplikim për subvencionimin e izolimit të kushtueshëm të shtëpive është mbyllur pak më shumë se një muaj para kohe, për shkak të mijërave aplikimeve, tha të dielën Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

“Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur, ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve te pranuara”, njoftoi Fondi më 25 gusht në një postim në Facebook.

Më 8 gusht, Qeveria e Kosovës e hapi thirrjen publike për aplikim për masa të efiçencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

Afati për aplikimin u caktua të ishte i hapur deri më 25 shtator 2023.

Por, Fondi tha se gjatë 13 ditëve i ka pranuar “mbi 2000 aplikime të cilat përmbushin buxhetin e paraparë për projektin ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit’”.

Qeveria do t’i subvencionojë rreth 2.000 familje deri në 50 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh.

Ky subvencion përfshin koston e izolimit të jashtëm të shtëpisë, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

Për këtë projekt janë ndarë gjithsej 10 milionë euro.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA [Instrumenti i Para-anëtarësimit] – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zbatuar nga FKEE.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit ka pësuar rritje për 3.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Banner

Related posts

Vuçiq thotë se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës

admin

SHBA, seancë për Ballkanin Perëndimor në Senat

admin

Po kërkohen arsye për të fajësuar Serbinë

admin

Leave a Comment