AKTUALE

Bastisje në Vizbeg të Shkupit, kapet drogë në dy lokacione

MPB informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar bastisje në Vizbeg të Shkupit, ku janë gjetur substanca narkotike, ndërsa është arrestuar një person, përcjell TV21. Nga MPB thonë se personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Me datë 02.03.2023 në ora 19:00 në zonën e Karposhit – Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB-Shkup kanë privuar nga liria D.T.(32) nga fshati Vizbeg i Shkupit. Gjatë bastisjes të ushtruar në ambientet e biznesit të tij, me vendim gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë të ngurtë, disa lloje të ndryshme tabletash dhe dy peshore dixhitale. Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e tij në fshatin Vizbeg, ku është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe disa tableta”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Seancë e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve

Gjyla Halili

Ndryshimet kushtetuese/ BE: Ka mundësi që Shqipëria të shkëputet nga Maqaedonia e Veriut

Gjyla Halili

Bytyqi dhe kandidatët nga Njësia Zgjedhore 2: Jemi në koalicion me qytetarët për Maqedoninë Evropiane

Gjyla Halili

Leave a Comment