
Sektori i bujqësisë në Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2025 ka shënuar ndryshime sa i përket sipërfaqeve të punueshme dhe prodhimit bujqësor, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
“Në vitin 2025, janë regjistrua 504 478 hektarë tokë të punueshme. Në tokën e punueshme, është vërejtur një rënie te vreshtat për 1.9%, dhe ndërsa një rritje në pemishte për 1.5%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Te prodhimi i lulediellit kemi rritje për 5.8 përqind, te orizi 2.9 %, duhani 3.5 % dhe patatet 2.3 %. Te domatet kemi rënie për 2.6 %, specat 1.4 % dhe misri foragjer 33.5 %.
“Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, u është regjistruar një rënie e ndjeshme konsiderueshme në prodhim në të gjitha frutat, edhe atë nga 31.6% te pjeshkat në deri 54.1% në te qershitë”, raportoi Enti.
Të dhënat e fundit tregojnë për një vit sfidues për sektorin e bujqësisë, me luhatje të theksuara në prodhim, që pritet të ndikojnë edhe në tregun vendor dhe çmimet e produkteve bujqësore.
