AKTUALE

Thirrje mediave dhe shoqërisë: Studentët mobilizohen për protestën e 6 prillit

Unioni i studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore ka bërë thirrje publike për mbështetje të protestës së paralajmëruar më 6 prill në Shkup.

Në kumtesën drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, studentët theksojnë se përballen me padrejtësi të vazhdueshme, veçanërisht në aspektin e të drejtës për arsim në gjuhën shqipe.

“Studentët e drejtësisë vazhdojnë të përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por e mohuar në praktikë prej vitesh,” thuhet në reagim.

Ata njoftojnë se protesta do të mbahet më 6 prill, duke nisur nga Ura e Gurit në Shkup.

“Përballë kësaj situate, unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill, ora 12:30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit,” theksohet në kumtesë.

Studentët kërkojnë mbështetje më të gjerë shoqërore dhe rolin aktiv të mediave në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Roli juaj mbetet i pazëvendësueshëm si zë i së vërtetës, si mbrojtës të interesit publik dhe si katalizator i ndryshimit shoqëror,” thuhet më tej.

Në fund, ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim të drejtpërdrejtë në protestë:

“Ju ftojmë që të vazhdoni ta mbështesni këtë kauzë përmes raportimit të drejtë dhe të paanshëm, përmes angazhimit publik dhe duke u bërë pjesë e protestës paqësore.”

Sipas tyre, vetëm përmes reagimit dhe presionit publik kjo çështje mund të marrë zgjidhjen që meriton.

Banner

Related posts

Gjykata Kushtetuese në procedurë të shqyrtimit edhe të pesë ligjeve të Qeverisë Kurti

admin

GABIMET NË HISTRORINË E MENDIMIT

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Shfuqizimi i Balancuesit nuk ishte reformë, por tradhti ndaj interesit kombëtar, ZERO-t rezultat i heshtjes dhe servilizmit të atyre që duhej të mbronin barazinë.

Gjyla Halili