AKTUALE

Ajdari: Dokumentet sot na vijnë vetëm në gjuhën maqedonase, në kohën e Talat Xhaferit gjitha dokumentacionet kanë qenë në dy gjuhë

Deputetja e BDI-së dhe Frontit Evropian, Rina Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si i pari i kuvendit, duhet të mbajë përgjegjësi, në radhë të parë për respektimin e Kushtetutës, respektimin e ligjeve, respektimin e rregullores së punës së kuvendit.

“Shpesh herë kam reaguar për moszbatimin e Kushtetutës, të ligjeve të rregullores së punës së Kuvendit. Pra, kemi hasur në shkelje vërtetë flagrante edhe të ligjit edhe të Kushtetutës por edhe të rregullores së punës së Kuvendit nga ana e zotërit Gashi”, tha Ajdari.

Ajo tha se çdoherë që kanë alarmuar për mungesën e çështjes së shqipes, janë akuzuar me refrenin e njejtë se “BDI i ka fajet”.

“Çështja e gjuhës është e vërtetë, unë kam qenë deputete edhe në mandatin e kaluar, kur kryetari i kuvendit ka qenë Talat Xhaferi. Neve gjithmonë dokumentet na dorëzoheshin në dy gjuhë, në maqedonisht dhe në shqip, sot nuk e kemi këtë”, ka deklaruar Ajdari, duke shtuar se ka patur disa momente kur amendamentet e VLEN-it janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.

Banner

Related posts

Artan Grubi dhe kabineti qeveritar japin aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup

Gjyla Halili

Mexhiti: Mos u mashtroni nga fjalët, ne do ta formojmë Qeverinë e së ardhmes

Gjyla Halili

Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Gjyla Halili