AKTUALE

Kasami dorëzohet: Ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE

Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, në intervistën e sotme për Alsat tha se ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE me mbi 40 deputetë, ndërsa procesi eurointegrues është i dyanshëm dhe varet si nga Shkupi ashtu edhe nga Brukseli.

“Ndryshimet kushtetuese patjetër varen nga partia e cila ka mbi 40 deputetë, në këtë rast, kjo është VMRO-DPMNE, që ka mbi 40 deputetë, ndërsa ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat. Çdo parti që e plotëson këtë kusht për të bllokuar një proces të tillë mund të thotë se varen nga ajo. Sa i përket procesit eurointegrues, sigurisht që është një proces i dyanshëm që varet po aq nga Shkupi sa edhe nga Brukseli”, deklaroi Kasami.

Banner

Related posts

Përfundon gjykimi për 16 vjeçaren nga Tetova, aktvendimi më 14 mars

admin

Maqedoni, katër persona të lënduar në një aksident trafiku

Gjyla Halili

Prokuroria dhe MPB nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

admin