AKTUALE

Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI kritikon përbërjen njëetnike të delegacionit në Washington

Aleanca Kombëtare për Integrim ka reaguar ndaj përbërjes së delegacionit që do të përfaqësojë Maqedonia e Veriut në dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë një precedent të rrezikshëm për përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Në deklaratën e saj, AKI thekson se:

“Përbërja njëetnike e delegacionit nuk pasqyron realitetin shumëetnik të shtetit dhe përbën një përjashtim të hapur dhe të qëllimshëm. Një qasje e tillë nuk mund të arsyetohet dhe është e papranueshme.”

Sipas Aleancës, qeveria po injoron diversitetin dhe barazinë e garantuar në vend, duke shkelur frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila nuk është vetëm formalitet politik, por themeli kushtetues i funksionimit të shtetit. AKI thekson se:

“Një delegacion që nuk përfaqëson të gjithë qytetarët nuk ka legjitimitet të plotë për të folur në emër të shtetit në procese kaq të rëndësishme strategjike.”

Aleanca dënon gjithashtu qëndrimin e VLEN, duke theksuar se mbështetja e tij ndaj qeverisë ka legjitimuar këtë praktikë të papranueshme diskriminuese.

AKI kërkon përgjegjësi institucionale dhe përfshirje të barabartë të të gjitha komuniteteve në përfaqësimin ndërkombëtar, duke theksuar se:

“Përfaqësimi i barabartë nuk është zgjedhje politike – është detyrim kushtetues.”

Ky reagim vjen ndërkohë që dialogu strategjik me SHBA-të konsiderohet proces me rëndësi të veçantë për vendin, por përbërja e delegacionit ka krijuar polemika mbi legjitimitetin dhe përfaqësimin real të qytetarëve shumëetnikë të Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

LEN me disa propozime për kryeministrin teknik, ndër to edhe për arsimin shqip në Çashkë

Gjyla Halili

Isen Shabani: Karvani fitues sonte në Vrapçisht

Gjyla Halili

Faton Ahmeti i përgjigjet Arben Fetait: Gënjeshtar je dhe mbetesh në epitetin gënjeshtar!

Gjyla Halili