AKTUALE

Majk Mileti i bashkohet bordit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Banner

Shoqata “Jehona e Malësisë” ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm për komunitetin, duke njoftuar se z. Majk Mileti është ftuar t’i bashkohet bordit drejtues të saj.

Ky vendim vjen pas një rekomandimi të brendshëm, duke vlerësuar përvojën e pasur profesionale dhe kontributin e tij në fusha të ndryshme. Majk Mileti është veteran i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me përvojë shërbimi në misione në Afganistan, ku ka mbajtur role të rëndësishme në menaxhimin e operacioneve të sigurisë dhe në trajnimin e forcave të armatosura amerikane.

Në aspektin akademik dhe profesional, ai ka përfunduar studimet master në Shkencat e Informacionit dhe ka shërbyer si specialist IT në Department of Veteran Affairs. Aktualisht, ai është i angazhuar në fushën e mbrojtjes kibernetike për biznese të ndryshme, duke ofruar ekspertizë të avancuar në teknologji dhe siguri. Gjithashtu, zotëron një diplomë “Associate” në Criminal Justice.

Përtej angazhimeve profesionale, Majk Mileti njihet edhe për përkushtimin e tij familjar dhe komunitar. Ai është prind i tre fëmijëve që ndjekin mësimin në shkollën e gjuhës shqipe, duke dëshmuar lidhjen e fortë me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

I lindur në Lushnjë, Shqipëri, ai mban me krenari identitetin e tij shqiptar, ndërsa është njëkohësisht shtetas amerikan dhe shqiptar. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.

Shoqata “Jehona e Malësisë” shpreh bindjen se përvoja, vlerat dhe përkushtimi i tij do të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm të shoqatës dhe në forcimin e komunitetit që ajo përfaqëson.

Banner

Related posts

Në Dollnen deri në orën 9 kanë votuar 1,73 për qind për zgjedhjet presidenciale dhe 2,34 për qind për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton Komandant Rokin: Ai nuk u tremb asnjëher, shembull i dashurisë për atdheun

Gjyla Halili

BDI sërish e demaskuar, VLEN garanton provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Gjyla Halili