AKTUALE

Lladrovci: Ditë përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan me jetën dhe punën e tyre për Kushtetutën

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët dhe ata që e respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shteti ynë, me vlerat që i ka përcaktuar Kushtetuta, është e përparuar dhe përtej rrethanave që dominojnë në rajon, andaj, na bën krenar, megjithëse nuk është cekur emblema e saj, UÇK-ja dhe vlerat e luftës tonë çlirimtare, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Gëzuar Dita e Kushtetutës!

Ky urim shkon posaçërisht për Juve qytetarë dhe institucionalistë që e respektoni Kushtetutën dhe nuk e shkelni as arsyetoni shkeljen e saj!

Pas Pavarësisë, Kushtetuta ishte arritja më e madhe e Republikës së Kosovës, por këtë, disa, për fat të keq po e kuptojnë si dokument të negociueshëm dhe ia lejojnë vetes pretendimet për mbivendosjen ndaj saj.

Le të jetë kjo ditë, ditë përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan me jetën dhe punën e tyre për miratimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Shteti ynë, me vlerat që i ka përcaktuar Kushtetuta, është e përparuar dhe përtej rrethanave që dominojnë në rajon, andaj, na bën krenar, megjithëse nuk është cekur emblema e saj, UÇK-ja dhe vlerat e luftës tonë çlirimtare.

Qytetarë, institucionalistë, gëzuar Dita e Kushtetutës!

Banner

Related posts

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Vdes 18 vjeçari nga Tetova, e kap rryma duke u larë në dush

Gjyla Halili

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili

Leave a Comment