AKTUALE

Osmani nga Brukseli: Ambiciet imperialiste ruse kërcënojnë edhe Ballkanin Perëndimor

Në Bruksel janë mbledhur Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku siç paralajmëroi sekretari gjeneral i Aleancës, Jens Stoltenberg, do të flasin se si NATO mund të marrë më shumë përgjegjësi për koordinimin e pajisjeve ushtarake dhe trajnimit për Ukrainën, duke e ankoruar këtë brenda një kuadri të fortë të NATO-s, shkruan TV21. Do të diskutojnë po ashtu edhe për një angazhim financiar shumëvjeçar. Ky ministror do të krijojë terrenin për arritjen e konsensusit mbi këto çështje si përgatitje për Samitin e Uashingtonit në korrik. Në këtë takim po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili para takimit u shpreh se qëllimi i Aleancës është jo vetëm ta ruajë, por edhe të rrisë investimet në mbrojtje në 2.15% të PBV-së deri në vitin 2025. Osmani shtoi se vendosmëria për të mbështetur Ukrainën mbetet e patundur.

“Uniteti dhe vendosmëria jonë janë forcat tona në avokimin për ndihmë të konsiderueshme për Ukrainën, duke u përballur me sfidat e shkaktuara nga agresioni rus. Sigurisht, këto sfida kanë implikime më të gjera, me Ukrainën vetëm si një pjesë të ambicieve imperialiste ruse, duke kërcënuar Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo kërkon një përpjekje të sinkronizuar midis NATO-s dhe BE-së, duke theksuar urgjencën e integrimit të përshpejtuar Europian dhe Euro-Atlantik për të ruajtur sigurinë tonë kolektive”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme të RMV-së

Banner

Related posts

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup, sot protestohet para Kuvendit

Gjyla Halili

Mot me reshje të përkohshme të shiut

admin

Mickoski: S’kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili