AKTUALE

Gazmed Kasami zgjidhet kryetari i nëndegës Poroj/Rexhepi: Rinia është forca e organizimit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, sonte u mbajt Kuvendi i Nëndegës Poroj.

Gjatë këtij kuvendi, për kryetar të nëndegës u zgjodh Gazmend Kasami, magjistër i shkencave juridike dhe përfaqësues i brezit të ri, duke dëshmuar përkushtimin e strukturave për t’i dhënë hapësirë energjisë dhe vizionit të të rinjve.

Kryetari i Rexhepi theksoi rëndësinë e organizimit të fortë dhe funksional në çdo vendbanim, duke vlerësuar Porojin si një nga pikat kyçe të angazhimit dhe mobilizimit politik në Tetovë.
Strukturat e reja pritet të kontribuojnë në fuqizimin e mëtejshëm të organizimit dhe në afrimin edhe më të madh me qytetarët.

Ja postimi i plotë:

Sonte realizuam Kuvendin e Nëndegës Poroj të BDI – Dega Tetovë, ku kryetar u zgjodh Gazmend Kasami, djalë i ri dhe magjistër i shkencave juridike. Zgjedhja dëshmon për besimin në energjinë dhe potencialin e brezit të ri për të kontribuar në organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona.

Poroji njihet për guximin, kurajon dhe atdhedashurinë. Të mbështetur në këto vyrtyte dhe bashkë me energjinë rinore, ky vendbanim do të jetë një shtyllë e rëndësishme në fuqizimin e mëtejshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në rrugëtimin tonë drejt një organizimi edhe më të fortë e më pranë qytetarëve.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Në Vrapçisht, Isen Shabani fiton me nokaut — ata të tjerët i kanë hedhur peshqirët

Gjyla Halili

BESHAR ASADI I PAAFTË TË KONTROLLOJË ZONAT ME SHUMICË ALEVITE DHE SUWEJDA NË SIRI

admin

Me ty”, thotë Adelina Berisha në këngën e re (VIDEO)

admin