AKTUALE

BASHKËSIA FETARE ISLAME PJESMARRËSE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Me ftesë të këshillit nacional për eurointegrime përfaqësuesi i Reisul Ulemasë drejtori i SHAM “Medreseja Isa Beu”, Dr. Islam Islami, mori pjesë në mbledhjen e këshillit nacional për eurointegrime, e cila u mbajt në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame të RMV.

Gjatë punimeve të këtij këshilli u trajtuan çështje me rëndësi strategjike që lidhen me procesin e integrimit evropian të vendit, me theks të veçantë në rolin e faktorëve shoqërorë dhe institucionalë në avancimin e reformave integruese, si dhe forcimin e dialogut ndërinstitucional.

Pjesëmarrja në këtë mbledhje institucionale dëshmon për angazhimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV në proceset shtetërore dhe përfaqësimin e saj në forume me rëndësi për zhvillimet e përgjithshme shoqërore dhe institucionale të vendit.

Banner

Related posts

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Gjyla Halili

ASH: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimin që ka me opozitën shqiptare

Gjyla Halili

Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës

Gjyla Halili