AKTUALE

Analistët / Ndërkombëtarët, te Ali Ahmeti shohin faktor stabilizimi

Termi Ahmetist në skenën politike shqiptare për herë të parë u përdor para disa ditësh në një tubim me qytetarë që mbajti Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi, si një shenjë dallues e politikës që ndjek BDI për vite me radhë, dhe që dallohet nga partitë tjera.

Analisti politik Xhelal Neziri duke folur mbi fenomenin e plakut të mençur, si dhe veteranit të politikës mbarëkombëtare shqiptare në emisionin “Ballkan Files” në ABC News tha se ky nuk është një term i ri në fjalorin politik kur bëhet fjalë për përshkrimin e filozofisë politike të një lideri politik të cilin ndjekin një pjesë e madhe e elektoratit.

“Është pikërisht tabori që drejtohet nga zoti Ahmeti, tabori që ndjek një politik konsistente. Zoti Grubi përdori termin Ahmetist. Nuk është term i ri nuk është një përshkrim i ri në fjalorin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë, kur bëhet fjalë për përshkrimin e filozofisë politike të një lideri politik të cilin e ndjekin një pjesë e madhe e elektoratit, apo qytetarëve. Karakterizohet me konsistencë, me qëndrueshmëri dhe me një përkushtim në organizimin e synimeve të cilat i përmban kjo frymë”, deklaroi Neziri.

Ndërkohë Publicistin Arben Ratkoceri është ndalur në misionin politik të Ali Ahmetit. Ai thotë se të gjitha kontestet që e kanë shoqëruar Maqedoninë e Veriut gjatë këtyre viteve, para se gjithash me Greqinë dhe Bullgarinë, z.Ahmeti ka qenë një nga faktorët kyç në zgjidhjen e këtyre kontesteve.

“Nga ana e faktorit ndërkombëtar z.Ahmeti konsiderohet faktori stabilizues dhe nxitës i zgjidhjeve të këtyre kontesteve, gjithnjë në mënyrë të përshpejtimit të integrimeve të Maqedonisë së Veriut. Dimë se në kontestin me Greqinë ishte faktori kryesor zoti Ahmeti që e shtyju këtë proces, madje u angazhua edhe vet në këtë kontest që zgjati mbi 30 vjet. Tani kontesti me Bullgarinë është më i komplikuar se me Greqinë”, thotë Ratkoceri.

Ai shton, se për ta kthyer procesin në binare z.Ahmeti ka future edhe gjithë kapitalin e tij në zgjidhjen e kontestit identitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Banner

Related posts

Shkupi mbledh partitë simotra të partisë së socialistëve Evropian

Gjyla Halili

Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore

Gjyla Halili

Fushata e Vaksinimit, mbi 130 mijë doza të aplikuara në dy javët e para të tetorit

Gjyla Halili

Leave a Comment