AKTUALE

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut e gatshme për reformat dhe integrimin evropian

Sot, në Parlament, në Këshillin Nacional për Eurointegrime dhe Komisionin për Çështje Europiane, zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në diskutimin mbi programin dhe strategjinë e kryesimit të Bashkimit Europian nga ana e Republikës së Qipros për periudhën janar–qershor 2026, të prezantuar nga ambasadori Andreas Fotiu.

Kryesimi i Qipros, me moton “Evropë autonome, e hapur ndaj botës”, sipas Sali, hap një debat të rëndësishëm mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij, ku Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e pandashme e vizionit evropian. “Integrimi evropian për ne nuk është një proces burokratik, por një zgjedhje strategjike dhe qytetare që bashkon pushtetin, opozitën, institucionet dhe qytetarët”, theksoi Sali, duke shtuar se ky proces kërkon transformim të thellë të institucioneve dhe shoqërisë. Ai nënvizoi se reformat e ndërmarra tashmë sjellin përfitime konkrete për qytetarët, përfshirë pagesa më të lehta, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe integrim gradual në Tregun e Vetëm Evropian.

Zëvendëskryeministri Sali theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur obligimet e veta, për të zbatuar reformat dhe për të qenë pjesë e përgjigjeve evropiane ndaj sfidave të përbashkëta. “Ky është një moment pjekurie politike që nuk duhet humbur, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për një Maqedoni të integruar në Evropë”, përfundoi ai.

Related posts

Arbër Ademi: Ka shumë aktorë, por faktor është një dhe i vetëm, rilindasi jonë, Ali Ahmeti!

Gjyla Halili

Lladrovci falënderon qytetarët pas varrimit të familjarit

admin

Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare

Gjyla Halili