AKTUALE

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti për 6 muaj qeverisje po realizon projekte të cilat ata për 22 vite as që i kanë paramenduar

Banner

Bashkimit Demokratik për Integrim nuk mund të pajtohet me faktin se populli shqiptar ia morri ingerencat për të udhëhequr me të, pas 22 vjet dështimesh të njëpasnjëshme, keqmenaxhimit dhe korrupcionit masiv.
Izet Mexhiti, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizja Demokratike dhe koalicioni VLEN, i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar me institucionet, me kapacitet të plotë, dhe me projekte që realizohen në të mirë të qytetarëve gjithandej vendit, e jo siç ka bërë BDI për një grusht njerëzish dhe familjarët e tyre që janë pasuruar pa meritë në kurriz të popullit shqiptar.

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti për 6 muaj qeverisje po realizon projekte të cilat ata për 22 vite as që i kanë paramenduar.

Bashkimi Demokratik për Integrim për 22 vjet nuk ka kuptuar se organet qeveritare siç janë ministritë, nuk udhëhiqen nga letrat e arkivuara, por nga ligjet dhe Kushtetuta. Këtë nuk e kanë mësuar për 22 vjet në pushtet, por tani në opozitë e kanë mundësinë për të mësuar se si udhëhiqet shteti.

Ne do të vazhdojmë mandatin me sanimin e politikave të gabuara 22 vjeçare të BDI-së, që kanë lënë shenja plage në të gjitha instutucionet në nivel lokal dhe qëndror.

Kompetenca e vetme që i ka ngelur BDI-së opozitare, është ajo se personat nga Lista e Zezë amerikane edhe më tej ua kontrollojnë kanalet e komunikit me publikun.

Për në fund, lidhur me kompetencat që cekë BDI, i përkujtojmë se kompetencat dhe ingerencat ndaj inspektorateve që iu morrën atyre para 10 viteve, kjo qeveri i ka kthyer nën ministritë e ndryshme, aty ku e kanë vendin, për të cilën gjë BDI nuk guxoi ta thotë as edhe një fjali të vetme, nga frika se po i humb benefitet e një grupi nga kupola e tyre. Këto inspektorate, tani janë rikthyer nën ingerencat e ministrive nga qeveria aktuale.

Related posts

Mesazh i nënkryetarit Camaj për Simpoziumin Ndërkombëtar Shkencor për Masakrën e Tivarit: E vërteta nuk duhet të heshtet

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: “TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, obligim kombëtarë e atdhetarë ta mbeshtesim atë”

Gjyla Halili

Asnjë ministër i BDI e ASH në inagurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” – Mexhiti e Gashi, bashkë!

admin