AKTUALE

Miftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim Dalip ef. Aliun

Miftiu dr. Selver Xhemaili mirëpriti në një takim vëllazëror Dalip ef. Aliun, imam i Xhamisë “Ymer Prizreni” në Graz të Austrisë. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët për jetën fetare dhe aktivitetet e komunitetit shqiptar në diasporë.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe imamëve që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe roli i tyre në ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.
Miftiu dr. Selver Xhemaili e falënderoi Dalip ef. Aliun për angazhimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të besimtarëve në Austri, duke i uruar suksese në misionin e tij fetar dhe edukativ.

Banner

Related posts

Kuvend, seanca të disa komisioneve

Gjyla Halili

Xhaferi – Jaqimovic: Marrëdhënie të afërta dhe bashkëpunim në funksion të ndërtimit të një ardhmërie më të sigurt dhe më prosperuese për të dyja vendet

Gjyla Halili

“Shvercerat” mbështesin protestën e 13 dhjetorit në Shkup: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe për liri

Gjyla Halili