AKTUALE

Xhaferi – Jaqimovic: Marrëdhënie të afërta dhe bashkëpunim në funksion të ndërtimit të një ardhmërie më të sigurt dhe më prosperuese për të dyja vendet

Banner

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot zhvilloi takim me ambasadorin e Bosnjë dhe Hercegovinës, SH.T. Dragan Jaqimoviq.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe bashkëpunimi i zhvilluar në përgjithësi mes dy vendeve. Njëherazi, u këmbyen opinione për situatat aktuale politike në të dy shtetet, me ç’rast Kryeministri Xhaferi e riafirmoi interesin e Maqedonisë së Veriut për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe suksesin e përbashkët në procesin e integrimit evropian të të dy vendeve dhe të rajonit në tërësi.

Ambasadori Jaqimoviq e shfrytëzoi rastin edhe për ti drejtuar Xhaferit urime për zgjedhjen për Kryetar të Qeverisë dhe gjithashtu shprehu shpresë se bashkëpunimi i deritanishëm i frytshëm me të si Kryetar i Kuvendit, do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në pozitën e tij të re, a në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Related posts

Janevska: Parregullësi në Universitete në Maqedoni, ja plani i Ministrisë

Gjyla Halili

“Jehona e Malësisë” miraton ndërtimin e qendrës ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tuz

Gjyla Halili

BDI: Shqiptarët të padëshiruar edhe në Operën dhe Baletin Nacional, 46 maqedonë, vetëm 1 shqiptar!

Gjyla Halili