AKTUALE

Zef Berishaj zgjidhet Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan

Në mbledhjen e fundit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, të zhvilluar në përputhje me aktet dhe procedurat statutore, Zef Berishaj është zgjedhur unanimisht Kryetar i shoqatës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Zgjedhja e tij u mbështet nga anëtarët e Bordit Drejtues, të cilët shprehën besimin për vazhdimësinë dhe forcimin e veprimtarisë së shoqatës në shërbim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkatdhetarëve në atdhe.

Në deklaratën e tij, Berishaj theksoi se ky besim përbën një përgjegjësi të veçantë institucionale dhe një angazhim serioz për të garantuar stabilitetin, transparencën dhe gjithëpërfshirjen në veprimtarinë e shoqatës, duke synuar forcimin e unitetit të komunitetit shqiptar dhe dhënien e një kontributi të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqëror të kombit shqiptar.

Shoqata “Jehona e Malësisë” do të vijojë bashkëpunimin konstruktiv me institucionet amerikane, si dhe me partnerë të tjerë relevantë, me synim avancimin e interesave legjitime të komunitetit shqiptar dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Berishaj shprehu falënderime për ish-kryetarin Agron Dedivanaj dhe anëtarët e Bordit Drejtues për kontributin e dhënë ndër vite, si dhe vlerësoi angazhimin e strukturave të reja drejtuese të shoqatës.

Strukturat e reja drejtuese të Shoqatës “Jehona e Malësisë” janë si vijon:

Nënkryetarë: Simon Sinishtaj dhe Teddy Menne;
Kryetar i Bordit Drejtues: Peti Camaj;
Nënkryetarë të Bordit Drejtues: Brikena Hoxhalli dhe Nora Junçaj;
Sekretarë: Gjokë Gojçaj dhe Donika Shkreli;
Arkatarë: Kola Gashaj, Tomë Lulgjuraj, Kelota Gojçaj, Nua Dukaj dhe Beku Gjelaj.

Ndërkohë, Agron Dedivanaj do të vazhdojë detyrën si Drejtor i Shkollës së Gjuhës Shqipe, ndërsa Beku Gjelaj do të shërbejë si Sekretar i saj.

Shoqata “Jehona e Malësisë” mbetet një nga organizatat më aktive të komunitetit shqiptar në SHBA, me fokus ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës shqipe dhe forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftoj se në mbledhjen e fundit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, në përputhje me aktet dhe procedurat statutore, jam zgjedhur kryetar i saj për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Besimi i shprehur në mënyrë unanime nga anëtarët e Bordit Drejtues përbën për mua një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim të posaçëm për të garantuar vazhdimësinë, stabilitetin dhe forcimin e veprimtarisë së shoqatës, në funksion të interesit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Shoqata “Jehona e Malësisë” do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me parimet e bashkëpunimit institucional, duke synuar konsolidimin e unitetit të komunitetit shqiptar, si dhe kontributin e qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqëror të kombit shqiptar.

Në kuadër të misionit të saj, shoqata do të vijojë bashkëpunimin konstruktiv me përfaqësues të institucioneve amerikane, si dhe me partnerë dhe faktorë të tjerë relevantë, me qëllim avancimin e çështjeve që lidhen me interesat legjitime të komunitetit shqiptar dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpreh falënderimet e mia për ish-kryetarin, z. Agron Dedivanaj, si dhe për anëtarët e Bordit Drejtues, për kontributin dhe përkushtimin e treguar. Njëkohësisht, vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e anëtarëve të rinj të strukturave drejtuese të shoqatës, të cilët do të ushtrojnë funksionet e tyre përkatëse si vijon:

Nënkryetarë:
Simon Sinishtaj
Teddy Menne

Kryetar i Bordit Drejtues:
Peti Camaj

Nënkryetarë të Bordit Drejtues:
Brikena Hoxhalli
Nora Junçaj

Sekretarë:
Gjokë Gojçaj
Donika Shkreli

Arkatarë:
Kola Gashaj
Tomë Lulgjuraj
Kelota Gojçaj
Nua Dukaj
Beku Gjelaj

Drejtor i Shkollës së Gjuhës Shqipe:
Agron Dedivanaj

Sekretar i Shkollës së Gjuhës Shqipe:
Beku Gjelaj

Në përfundim, shpreh mirënjohjen time për urimet dhe mbështetjen e dhënë nga bashkatdhetarët, duke ritheksuar përkushtimin tim personal dhe institucional për të përmbushur këtë detyrë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Me respekt,

Zef Berishaj
Kryetar
Shoqata “Jehona e Malësisë”

Related posts

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike Turke – TDP

Gjyla Halili

Korridori 8/ Kovaçevski: Projekt më i rëndësishëm infrastrukturor në vend, projekt historik

admin

Vilson Sinishtaj: Voto shqip! – Kreu

admin