AKTUALE

Baton Haxhiu: Projekti i Kurtit dhe Mickoskit synon shkatërrimin e UÇK-së dhe votës shqiptare

Analisti politik Baton Haxhiu ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, se kanë ndërtuar një projekt të përbashkët politik për të goditur figurat historike të shqiptarëve dhe për të dobësuar fuqinë e tyre politike.

“Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe Hristijan Mickoski me VMRO-në nuk shkuan thjesht për të ndërtuar një qeveri të re, por për t’i prerë rrënjët UÇK-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe bashkë me to, për ta shkatërruar votën shqiptare dhe gjithë atë që është ndërtuar me mund e përkushtim për më shumë se dy dekada,” deklaroi Haxhiu.

Sipas tij, ky bashkëpunim po e çon vendin drejt një krize të rrezikshme.
“Ky projekt i përbashkët po e çon Maqedoninë në një krizë nacionaliste që menduam se ishte mbyllur përjetësisht. Por tani dihet: ajo që s’e arrin dot historia, e shkatërron llogaria,” tha ai.

Haxhiu paralajmëroi për pasojat që mund të sjellë ky zhvillim.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut? E paqartë. E turbullt. E rrezikshme. Sepse kur shqiptarët ndahen, dhe kur maqedonasit bashkohen mbi ndarjen e shqiptarëve, atëherë shteti bëhet fushëbetejë,” theksoi ai.

Ai përfundoi se nuk ekzistojnë më marrëveshje të pashkruara mes komuniteteve.

“Dhe nuk ka më marrëveshje të heshtura. Ka vetëm fitimtarë të përkohshëm dhe humbje të përhershme,” shkruan Baton Haxhiu në një analizë të tij.

Banner

Related posts

Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar

Gjyla Halili

Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin.

Gjyla Halili

Atdhetari Gjergj Prenkoçaj nderon 558-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjyla Halili