AKTUALE

Angellov: Në shuarjen e zjarrit në Malin Sharr janë përfshirë dy helikopter

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov nga fshati Sellcë i Tetovës njofton se dy helikopterë policorë kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në Malin Sharr.

Sipas Angellovit, avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk mund të shfrytëzohen për shkak të problemit me pilotët.

Zjarri i nisur katër ditë më parë në Malin Sharr në atarin e fshatit Sellcë është ende aktiv për përmasat e rënda që ka marrë. Gjatë ditës së sotme angazhuam një helikopter të dytë të policisë”, tha Angellov.

Angellov tha se zjarri është largë nga shtëpitë e fshatit.

Angellov njofton se linja e zjarrit është e gjerë, më shumë se një kilometër dhe për fat të keq nuk kemi asnjë “Er-traktor” nga DMSH-ja për shkak të problemit me pilotët.

Vlerësojmë se, shton ai, gjatë pasdites do ta vëmë nën kontroll zjarrin.

Banner

Related posts

Më shtrenjtë se në Gjermani, mërgimtarët të habitur me çmimet e larta në Maqedoni

Gjyla Halili

Janevska: I bëj thirrje prindërve t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre

Gjyla Halili

Bilall Kasami nënshkroi marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve të Administratës

admin