AKTUALE

Ali Ahmeti uron Bacën Rifat Jashari me rastin e ditëlindjes

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Bacën e Kombit, Rifat Jashari, me rastin e ditëlindjes së tij.
Në urimin e tij, Ahmeti ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për familjen Jashari dhe sakrificën e tyre historike për lirinë e popullit shqiptar.

“Baca Rifat, urime ditëlindjen!
Të rrosh sa të duash vetë, me shëndet e me nder, i rrethuar nga dashuria e familjes dhe nderimi i mbarë kombit.
Ju dhe familja Jashari do të mbeteni përherë dritë udhërrëfyese e sakrificës, që i dha liri Kosovës.
Përshëndetje të përzemërta familjes — paçin shtëpinë plot gëzim e begati!”

Ahmeti ka vlerësuar se vepra e Jasharajve është një trashëgimi e përbashkët kombëtare, e cila do të kujtohet brez pas brezi.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Studeniçani foli qartë mbrëmë!

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski

Gjyla Halili

Diana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

Gjyla Halili