AKTUALE

Presidentja Siljanovska – Davkova në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja Gordana Siljanovska nesër do të marrë pjesë në meshën mortore të Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, e cila do të mbahet para bazilikës Shën Pjetri në Vatikan.
Siç kumtoi Kabineti i Siljanovska-Davkova, me meshën do të kryesojë kardinali Xhovani Batista Re, dekan në Kolexhin e kardinalëve.

Në përcjelljen e fundit të Papës në sheshin Shën Pjetri u paralajmërua prania e shumë liderëve botërorë – presidentëve dhe kryeministrave, anëtarëve të familjeve mbretërore, udhëheqësve fetarë dhe rreth 200.000 besimtarëve.

Papa Françesku me dëshirë të tij do të varroset në bazilikën Shën Mëria Maxhore në Romë.

Banner

Related posts

VLEN: GËNJESHTRAT E AHMETIT NUK PO KALOJNË AS TEK DEPUTETËT E FRONTIT EVROPIAN!

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në vend

Gjyla Halili

Shpartallohet VLEN në Kërçovë, Fatmir Dehari e nokautoi Arben Taravarin

Gjyla Halili