AKTUALE

Rina Ajdari në takim me Institutin për Politikë Evropiane: Deputetët me rol kyç në forcimin e debatit publik

Në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, koordinatorja e Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Rina Ajdari, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Institutit për Politikë Evropiane në Shkup. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i zbatimit të projektit “Nxitja e pjesëmarrjes publike në dialog konstruktiv politik”, i cili realizohet në bashkëpunim me Universitetin Stanford dhe me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

Ky projekt parashikon një rol kyç të Kuvendit dhe deputetëve në forcimin e kulturës së debatit publik të informuar, si dhe në nxitjen e proceseve më përfshirëse dhe llogaridhënëse në jetën politike të vendit.

Ajdari theksoi rëndësinë e tillë iniciativave për konsolidimin e demokracisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Ja postimi plotë:

Në hapësirat e Kuvendit, sot zhvilluam takim me përfaqësues të Institutit për politikë evropiane në Shkup. Tema e këtij takimi ishte zbatimi i projektit “Nxitja e pjesëmarrjes publike në dialog konstruktiv politik” në bashkëpunim me Universitetin Stanford dhe me mbështetjen e National Endowment for Democracy, në të cilin Kuvendi dhe deputetët do të kenë rol kyç. Projekti synon të forcojë kulturën e debatit publik të informuar dhe të nxisë procese më përfshirëse dhe llogaridhënëse në jetën politike të vendit.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Pa ndryshime kushtetuese, vendi po shkon drejt izolimit dhe stagnimit

Gjyla Halili

Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Gjyla Halili

Komuna e Sarajit pastron oboret e xhamive në prag të festës së Bajramit

Gjyla Halili