AKTUALE

BDI: 28 Nëntori na kujton përpjekjen për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.

Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë që kemi sot në forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave tona kolektive.

BDI qëndron e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, ashtu siç e ëndërruan rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Banner

Related posts

Haraçinë, Gostivar, Tetovë, Çair, Strugë, Kërçovë, Dibër – sa para janë mbledhur nga taksat në vitin 2022!

admin

Rinia e Sarajit mbështet fuqishëm Blerim Bexhetin, organizim madhështor në pritje të kandidatit për president për syfir në Saraj

Gjyla Halili

HEROI I KOMBIT REXHEP MALAJ, UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI DHE PROF. DR. SC. FITORE MALAJ

Gjyla Halili