AKTUALE

Në ditën e Flamurit kombëtar, Garana e Uskanës së lashtë bëhet qendër e krenarisë dhe lavdisë së shqiptarisë

Fshatit Garanë, të Uskanës së lashtë nesër, do t’i shtohet një gurthemel i ri i historisë dhe identitetit tonë kombëtar: monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut – strategut, burrështetasit, dhe heroit tonë të pavdekshëm që ngriti flamurin e lirisë dhe mbrojti trojet shqiptare në një nga kohërat më të vështira të kombit.

Ky monument nuk është thjesht një skulpturë prej guri e bronzi. Ai është një amanet që vjen nga shekujt, një përkujtesë e gjallë e rrugës sonë të vështirë drejt lirisë, e betejave që nuk u fituan me fjalë, por me gjak, vendosmëri dhe besim të palëkundur në atdhe. Ai është mirënjohje për të kaluarën dhe frymëzim për të ardhmen.

Në Garanë, në zemër të Kërçovës, ku traditat ruhen me fanatizëm dhe ku atdhedashuria përcillet ndër breza, nesër do të ngrihet shtatlartë figura që na ka bashkuar gjithmonë. Figura e shqiptarëve kudo që janë. Figura që na e kujton çdo ditë se kush jemi dhe çfarë mund të arrijmë kur jemi bashkë.

Më 28 Nëntor, në ditën e flamurit tonë të shenjtë, të gjitha rrugët çojnë në Garanë.
Le ta festojmë së bashku këtë ngjarje që mbush zemrat me krenari.
Le të valvitet flamuri ynë kuqezi përkrah Skënderbeut, siç valvitej dikur në Krujë – i pamposhtur dhe sfidues ndaj çdo kushtrimi të huaj.

Bashkë për festën e flamurit!
Bashkë për identitetin që na ka mbajtur gjallë ndër shekuj!
Bashkë për Skënderbeun – simbolin e përjetshëm të unitetit, rezistencës dhe krenarisë sonë kombëtare!

Related posts

KOKË MË KOKË TË MËDHENJTË E KOMBIT, ALI AHMETI E FATMIR SEJDIU

Gjyla Halili

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Gjyla Halili

Larson Jain: Maqedonia е Veriut duhet të përballet me korrupsionin dhe klientelizmin

admin