AKTUALE

BDI organizon koktej festiv për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim do të organizojë një mbrëmje solemne në Tetovë. Ngjarja do të mbahet më 28 nëntor 2025, në ora 18:00, në objektin “NB Palace”, në rrugën Tetovë–Trebosh.

Sipas njoftimit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të mirëpresë të ftuarit në këtë koktej festiv, kushtuar njërës prej datave më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Organizatorët theksojnë se kjo mbrëmje synon të shënojë me krenari dhe unitet festën kombëtare të shqiptarëve, duke rikujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit.

Ja postimi plotë:

🇦🇱 28 NËNTORI – DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kënaqësinë t’ju ftojë në koktejin festiv me rastin e kësaj dite të shënuar për kombin tonë.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, do të mirëpresë të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje solemne kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

📅 Data: 28.11.2025
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: NB Palace – Tetovë
(Rruga Tetovë – Trebosh)

Le ta festojmë së bashku këtë ditë të rëndësishme historike, me krenari dhe unitet.
Urime 28 Nëntori! 🇦🇱

Banner

Related posts

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, përkujton veprën dhe vizionin e Tomë Berisha

Gjyla Halili

VLEN ia kthen “borxhin” Albinit, Azizi prezent në tubimin e VV-së në Kaçanik

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe janë në kaos total, deklarativisht proevropianë, por realisht pa drejtim dhe strategji

Gjyla Halili