AKTUALE

Mexhiti: Kreshnik Bekteshi ka kërkuar që të gjithë bashkëmendimtarët e “Grupit të Zjarrit” të largohen nga BDI

Duke folur për zgjedhjen e kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 tha se nëse zbatohet parimi një anëtarë një votë, nuk mund të dihet se kush do ta merrte këtë post. Mexhiti tha se për këtë post po eliminohen emrat e afërt me Grupin e Zjarrit, dhe se siç tha ai, Kreshnik Bekteshi ka kërkuar që të gjithë bashkëmendimtarët e Grupit të Zjarrit të largohen nga BDI.

“Kërkesa e këtyre. Fraksionit të qeveritarëve, konkretisht i një ministri në Kryesi, ka thënë se duhet të largohen jo vetëm Izeti, Blerimi, Musa e Nevzati, por edhe bashkëmendimtarët e tyre. Cili ministër e ka thënë? Kreshnik Bekteshi”, tha mes tjerash Mexhiti.

Banner

Related posts

Tronditet Shkupi: Me breshëri kallashnikovi vriten dy persona të njohur

admin

Kërçova pret një mundësi të re për zhvillim të gjelbër dhe ekonomik – Promovohet Programi Green and Growth

Gjyla Halili

Mickoski thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve ndëretnike. Ndërkohë në Kisela Vodë shfaqet afishe nacionaliste

Gjyla Halili

Leave a Comment