AKTUALE

Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë ka nisur fushatën “Së bashku dimë më shumë”

Një pjesë e udhëheqësisë së Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë e udhëhequr nga kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski, mbrëmë realizoi takim me anëtarët dhe simpatizantët e BK të ZNAM-it -Kumanovë, si pjesë e fushatës “Së bashku dimë më shumë”, në përgatitje për zgjedhjet lokale.

Nga Lëvizja ZNAM njoftuan se qëllimi i udhëheqësisë së partisë është direkt të njihet me problemet e qytetarëve dhe të dëgjohen propozimet, sugjerimet dhe mendimet e tyre, të cilat do të shërbejnë në krijimin e programit për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë i ndërton politikat e saj në mënyrë transparente, demokratike dhe në bashkëpunim me qytetarët. Në programin e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë për zgjedhjet lokale fokusi kryesor do të jetë në zgjidhjet për jetë më të mirë lokale – plane urbanistike, projekte infrastrukturore dhe menaxhim transparent të buxheteve komunale, njofton partia.

Nga udhëheqësia partiake, përveç Dimitrievskit morën pjesë edhe sekretari organizativ Sasho Petrushevski, deputetët Daniell Stojçevski, Daniella Belimova dhe Mile Cekov, anëtarët e KZ Katerina Todorovska, Jasmin Ciriviri dhe Ivana Gjorgjievska.

Banner

Related posts

“Laboratori i së ardhmes”, Osmani prazantoi platformën për mbështetjen e të rinjve

Gjyla Halili

Rinia e Sarajit mbështet fuqishëm Blerim Bexhetin, organizim madhështor në pritje të kandidatit për president për syfir në Saraj

Gjyla Halili

Kuzeska: Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe institucionet treguan pjekuri

Gjyla Halili