AKTUALE

Gjesti i Ambasadës së Shqipërisë: Nxënësit e Butelit në radhë të parë në pritjen për 28 Nëntorin

Banner

Nxënësit e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Petar Zdravkovski Penko” në Butel, të cilëve disa ditë më parë iu ndalua të festonin 28 Nëntorin në mjediset e shkollës së tyre, sonte ishin mysafirë të veçantë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup me rastin e Festave të Nëntorit.

Me një gjest simbolik, por thellësisht domethënës, ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, i vendosi vogëlushët në radhën e parë të të ftuarve, duke i bërë pjesë të ceremonisë zyrtare shtetërore. Ky veprim u vlerësua lart nga të pranishmit, të cilët përshëndetën me respekt dhe ngrohtësi nxënësit që vetëm pak ditë më parë ishin përballur me një vendim të padrejtë që u mohoi të drejtën për të festuar Ditën e Flamurit.

Pritja e Ambasadës së Shqipërisë u shndërrua kështu jo vetëm në një festë kombëtare, por edhe në një mesazh të qartë: tradita, identiteti dhe gjuha nuk ndalen, përkundrazi – nderohen dhe mbrohen. Ky gjest i ambasadorit Meidani u cilësua nga të pranishmit si shembull institucional që forcon ndjenjën e dinjitetit dhe përkatësisë te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Banner

Related posts

Deputetët e “Grupit të Zjarrit” inicuan heqjen e përkufizimit 20% nga Kushtetuta

admin

Xhaferi: Mbledhje e Këshillit për koordinim të shërbimeve të sigurisë për nevojat e procesit zgjedhor

Gjyla Halili

Mickoski: Ali Ahmeti nuk vendos nëse BDI do të largohet nga Qeveria, LSDM të merr guximin

admin