AKTUALE

Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit Shqiptar: “Gjuha bashkon popullin, përgjegjësia jonë është ta ruajmë dhe ta begatojmë”

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët në vend, rajon dhe mërgatë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit informon Tetovasot. Në një postim publik, ai theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si element qëndror i identitetit kombëtar dhe si urë e bashkimit ndër shqiptarë.

“Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, u shpreh Ahmeti, duke theksuar se përkujdesi institucional dhe shoqëror për gjuhën është “i rëndësisë më të madhe”.

Ai rikujtoi se gjuha shqipe ruhet dhe zhvillohet përmes punës së përbashkët, duke përmendur ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucionet përgjegjëse për zbatimin e gjuhës shqipe, si dhe zbatimin e ligjeve që garantojnë përdorimin e saj në institucionet shtetërore. Ahmeti vuri në dukje rëndësinë e Ligjit për festat, që e shpall 22 nëntorin festë shtetërore, si dhe të ligjit për Çmimet Vjetore, që nderon veprimtarë shqiptarë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e institucionalizimit të Muzeut të Kongresit të Manastirit.

Në mesazhin e tij, Ahmeti kujtoi se Lidhja e Prizrenit (1878), Kongresi i Manastirit (1908) dhe Dita e Flamurit (1912) janë “tre shtyllat qendrore të kombit shqiptar”, të cilat duhet të ruhen dhe të avancohen më tej.

Në fund, ai uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Alfabetit dhe vlerësoi gjuhën shqipe si “gjuhën tonë të shenjtë”.

Banner

Related posts

Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen

Gjyla Halili

Tragjedia në Koçanë/ Çibishev: Vende evropiane ofrojnë ndihmë për rehabilitimin e pacientëve

Gjyla Halili

Arsovska e kërcënon kryeministrin pas arrestimit të drejtorit të Komunales: Micko, brenda një viti do të ikësh nga Maqedonia

Gjyla Halili