AKTUALE

Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili vodhi një kazino në Tetovë

Prokuroria kërkon paraburgim për 28-vjeçarin nga Neproshteni i Tetovës, i cili dyshohet se me 24 prill të këtij viti, me pushkë automatike grabiti një kazino në fshatin Leshkë të Tetovës.

Nga Prokuroria thonë se i njëjti përpos për grabitje, dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

“Më 24 prill, i dyshuari i maskuar me fantom maskë, ka hyrë në një kazino në Leshkë dhe ka kërcënuar me pushkë automatike, e cila është e ndaluar për qytetarët, punonjësin e sigurimit dhe një person tjetër të pranishëm. Ai ka aktivizuar pushkën automatike dhe ka urdhëruar të dëmtuarit që të shtrihen në dysheme, pas çka nga sirtarët e kasës i ka marrë 329.780 denarë”, thonë nga Prokuroria.

Banner

Related posts

Besimi-Ruhe: Investimet kapitale prioritet kryesor i Qeverisë, BERZH me përkrahje kryesore financiare për projektet në sektorin publik

admin

LD themelon komisionin komunal zgjedhorë në Kërçovë

Gjyla Halili

Mitreski bën bashkë ish-kryeministrat nga radhët e LSDM-së!

Gjyla Halili