AKTUALE

Dehari pas rezultatit në Kërçovë: Sot fituan shqiptarët, asnjë nuk humbi!

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Evropian, Fatmir Dehari, ka siguruar votat për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Kërçovës, ku do të përballet me kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Jovica.

Para një numri të madh simpatizantësh të mbledhur për të festuar rezultatin, Dehari mbajti një fjalim emocionues.

“Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, ju që jeni këtu dhe të gjithë ata shqiptarë që sot i dhanë kuptim Kërçovës. Sot fituan shqiptarët dhe nuk humbi asnjë nga ne”, u shpreh ai me entuziazëm.

Dehari e cilësoi rezultatin si një fitore për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se përballja e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e komunës dhe për ruajtjen e përfaqësimit politik shqiptar në këtë zonë të ndjeshme.

Banner

Related posts

“Zemra e Familjes U Shua – Mark Gjonaj njofton Ceremoninë Mortore të nënës së tij, Roza Gjonaj”

Gjyla Halili

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj uron 16 vjetorin e pavarsisës së Kosovës

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili