AKTUALE

Tetovarët votojnë për ndryshim – VMRO bojkoton Kasamin, pritet fitore për Bajram Rexhepin?

Banner

Deri në orën 11:00, në komunën e Tetovës kanë votuar 5.912 qytetarë, që përbën 6,37% të trupit votues. Këtë e konfirmoi Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ), i cili theksoi se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë problem.

“I gjithë procesi zgjedhor deri në këto momente po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kemi hasur në asnjë pengesë apo ndonjë problem në asnjë nga 117 vendvotimet. Sa i përket daljes deri në orën 11:00, sipas të dhënave tona kanë votuar 5.912 qytetarë, që në përqindje përbën 6,37%,” tha Dauti, duke shtuar se pritet që pjesëmarrja të rritet në orët e pasdites.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga terreni, VMRO – Tetovë ka bojkotuar mbështetjen për kandidatin e VLEN-it, Bilall Kasamin, gjë që ka krijuar tronditje brenda kampit të VLEN-it. Bojkoti i kësaj partie pritet të sjellë një humbje të thellë për Kasamin dhe një epërsi prej mbi 2000 votash për kandidatin e AKi-së, Bajram Rexhepin në raundin e parë.

Sipas burimeve, shtabi i VLEN-it kishte llogaritur që në rreth të parë të ketë 5 mijë vota nga elektorati i VMRO-së, që do të ishin kyçe për të siguruar një fitore të mundshme. Mungesa e kësaj mbështetjeje ka shkaktuar panik brenda radhëve të shtabit së Kasamit.Ts

Banner

Related posts

Taravari: Vendime pune për mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër

Gjyla Halili

Si të bëheni më të përgjegjshëm me paratë tuaja?

Gjyla Halili

Takimi i jashtëzakonshëm i Bozhinovskës dhe Bislimovskit: MEPSO mund të mbyllë fotovoltaikët për sistem të qëndrueshëm për 1 Maj

Gjyla Halili