AKTUALE

Zejdi: Më 19 tetor do të festojmë me Bajramin jo veç për Tetovën por në të gjitha komunat

Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Shqiptarët, Skender Rexhepi Zejdi, i cili theksoi mesazhin kryesor të kësaj force politike kthimin e dinjitetit dhe pjesëmarrjen e denjë të shqiptarëve në vendimmarrje.

“Aleanca është këtu për t’ju kthyer dinjitetin qytetarëve. Ne jemi këtu për të treguar se shqiptarët kanë aftësinë dhe të drejtën të jenë hisedarë të barabartë në këtë shtet,” u shpreh Rexhepi para qytetarëve të pranishëm.

Ai shtoi se angazhimi i Aleancës nuk ndalet vetëm tek zgjedhjet lokale, por përfshin një përkushtim të thellë për mbrojtjen dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si bazë për barazi dhe bashkëjetesë reale në vend.

“Me 19 tetor, konform emrit Bajram që do të thotë festë, e do e festojmë fitoren jo vetëm për Tetovën, por për gjithë vendbanimet tjera, ” tha Zejdi me tone të fuqishme.

Tubimi në Tetovë u karakterizua nga pjesëmarrje masive dhe një atmosferë mobilizuese, duke reflektuar një mbështetje në rritje për Aleancën Kombëtare për Shqiptarët dhe kandidatin për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi.

Banner

Related posts

BDI: Kongresi i pestë dëshmoi pjekurinë e lartë politike të organizatës sonë

Gjyla Halili

Osmani: Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen, detyra jonë është që të ardhmen t’ua sigurojmë këtu në vendlindje

Gjyla Halili

Lladrovci: Sot e katër vjet, Kosova e vuan mungesën e heronjve të saj të luftës dhe paqes

Gjyla Halili