AKTUALE

Kasami “kërcënon” Stoilkoviqin!

NESE VAZHDON E NJEJTA QASJE DO TË ULEMI NË KUADËR TË QEVERISË PËR TA DISKUTUAR!

Ndaj deklaratës së ministrit Ivan Stoillkoviq, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami I cili kërkon përgjegjësi për veprime të tilla. Sipas Kasamin Stoillkoviq nuk është ministër vetëm i popullit serb por i të gjitha komuniteteve në Maqedoni.
Nëse i njejti vazhdon me të njejtën retorik Kasami thotë se do duhet të ulen në kuadër të qeverisë për ta diskutuar të njejtën.

BILALL KASAMI – KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione të caktuara për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike dhe një institucioni publik, ne duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë. Uroj që këto të jenë komente të fundit të ministrit në fjalë sepse ai duhet të ketë përgjegjësi të pozitës që bartë. Por duhet të ketë edhe ndjeshmërinë e konceptit multietnik. Ai nuk është ministër vetëm i popullit serb, por është ministër i të gjitha komuniteteve në Maqedoni”, tha Kasami. Ne do të ulemi në kuadër të qeverisë dhe do të flasim.” /tvklan.mk

Banner

Related posts

Vazhdon mbledhja e donacioneve për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tuz

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Në Tiranë, vlerësohen me mirënjohje katër shoqatat e Malësisë që veprojnë në Amerikë, Dedivanaj: Vazhdojmë me punën tonë të përkushtuar, ky është vetëm fillimi

Gjyla Halili