AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova ndodhet para një sfide historike, të zgjedhë mes mashtrimit dhe zgjidhjes

Gjatë tubimit madhështor të mbajtur sonte në qendër të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, iu drejtua qytetarëve me një mesazh të fortë dhe të qartë për momentin vendimtar që po kalon qyteti.

“Tetova jonë ndodhet para një sfide historike për të bërë një zgjedhje të madhe mes atyre që mashtruan dhe bënë mashtrimin më të madh në historinë e këtij qyteti, dhe nesh, që ofrojmë zgjidhje reale për problemet e përditshme të qytetarëve,” deklaroi Rexhepi.

Në fjalën e tij, ai kritikoi ashpër udhëheqësit e deritanishëm për dështimet dhe premtimet boshe, duke u zotuar për një qeverisje të ndershme, transparente dhe me prioritet interesin publik.

Banner

Related posts

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Akuzat e forta të Azgan Haklajt: Rama dhe Berisha bashkë për interesat e kullave, SPAK-u ka mbështetjen e qytetarëve dhe është i vetmi që mund ta shkatërrojë këtë aleancë

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës nën patrionatin e kryetarit Fatmir Dehari organizon manifestim për shënimin e 7 Marsit

Gjyla Halili