AKTUALE

MYFTIU I TETOVËS MER PJESË NË EVENTIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Dr. Florian Qehaja, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), i udhëhequr nga kreu më i lartë i saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në eventin e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetit të Kosovës.

Delegacioni përbëhej nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretari i Përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi, drejtori për marrëdhënie me publikun në BFI, Agron Vonjika, drejtori i sektorit të informacionit në BFI, Fidush Ibrahimi, referenti i Myftinisë së Tetovës, Muhamed ef. Berzati, si dhe përfaqësues të tjerë.

Me këtë rast, u përcollën urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar, duke shprehur mbështetjen dhe vlerësimin për këtë ditë të shënuar.

Banner

Related posts

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së mori pjesë në inaugurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitia

Gjyla Halili

Zdraveva: Autoritetet janë mësuar që qytetarët të heshtin

Gjyla Halili

Prezantohet projekti i ri muzikor nga Labinot Abduramani – një krijim i jashtëzakonshëm që bashkon artin, emocionin dhe profesionalizmin

Gjyla Halili