SPORT

Toni Kroos i vendos kusht Real Madridit

Banner

Toni Kroos është në mesin e shtatë lojtarëve të Real Madridit, kontratat e të cilëve skadon në fund të këtij sezoni.

Klubi dëshiron të zgjasë marrëveshjen me gjermanin edhe për një vit, por vetë futbollisti po mendon të tërhiqet. E ardhmja e tij duket e pasigurt. Kroos është ende i bindur vetëm për një gjë. Ai do ta përfundojë karrierën e tij në Madrid, por kur do të ndodhë kjo është një dilemë.

Edicioni spanjoll i AS ndau një informacion të brendshëm të freskët. Sipas tyre, gjermani ka një kusht, do të pranojë të vazhdojë kontratën me “klubin mbretëror” vetëm nëse i garantohet një vend në formacionin titullar.

Në moshën 33-vjeçare, Toni mbetet një pjesë integrale e skuadrës së Carlo Ancelottit. Këtë sezon, jermani ka marrë pjesë në 26 ndeshje.

Banner

Related posts

Endri Çekiçi pa fat – Kreu

admin

Drita fituese e Kupës së Kosovës në pingpong

admin

“Me ju jemi 12”, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

admin

Leave a Comment