AKTUALE

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Ajeti për ndarjen nga jeta të Nënës Xile

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për ndarjen nga jeta të Nënës Xile, nënës së dëshmorit të kombit Alban Ajeti – “Pëllumbi”.

“Nëna Xile ishte simbol i qëndresës, i dashurisë për atdheun dhe i sakrificës së pashoqe për lirinë e vendit. Ajo rriti bij trima dhe qëndroi përherë e palëkundur në rrugën e drejtë të lirisë. Kujtimi i saj do të mbetet përjetë në zemrat dhe kujtesën tonë kolektive”, theksoi Ahmeti.

Ai kujtoi edhe sakrificën e dëshmorit të kombit Alban Ajeti – “Pëllumbi”, i cili si student i Universitetit të Tetovës nga Gjilani, braktisi studimet për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ra heroikisht më 15 prill 1999, në Zhegoc të Epërm.

“Në këto momente të rënda dhembjeje, jam pranë familjes Ajeti, farefisit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e nderuan këtë familje të lavdishme. U prehtë në paqe Nëna Xile, nënë e një dëshmori të kombit dhe e një dëshmori të Universitetit të Tetovës. Lavdi e përjetshme kujtimit të saj dhe të bijve të saj që dhanë gjithçka për lirinë”, u shpreh më tej Ahmeti.

Banner

Related posts

Golden Eagle ndan dhe 35 bursa për student, në total do të ndahen 100 bursa

Gjyla Halili

Lladrovci e rikthen pas 18 muajve profilin e tij të parë të facebook-ut

Gjyla Halili

Nënkryetari i BDI-së Ademi pyet: Prej nga e dinë VLEN dhe VMRO-DPMNE se nuk do të ndodh asgjë?!

Gjyla Halili