AKTUALE

Fetai takoi ambasadoren Filipidu

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim.
Zëvendëskryeministri Fetai informoi për punën e deritanishme të kabinetit dhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe rifillimit të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.
Ai veçanërisht theksoi rëndësinë për udhëheqjen me Trupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e Strategjisë për Transparencë.
Ambasadorja Filipidu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për të shfrytëzuar instrumentin TAIEX, për forcimin e kapaciteteve të kabinetit në arritjen e objektivave prioritare.

Banner

Related posts

“Merimanga” për disa ditë ka ngritur mbi 100 vetura në Qendër

admin

Shoqata “Jehona e Malësisë” organizon edicionin e tretë të Mbrëmjes Vjetore “Albanian Daddy/Daughter Dance”

Gjyla Halili

Xhenisla Myrtezaj ndan imazhe nga xhirimet e klipit të ri

admin